Opaa.. “Futesh te krevati i Gjestit, nuk e dimë se ça bëhet poshtë jorganit”, Valbona ia thotë të PAPRITURËN Rizartës

Dita e sotme ka nisur me debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Rizartës dhe Valbonës. Kjo e fundit iu drejtua banores duke i thënë se nuk ngurroi që të shkonte të futej në shtratin e Gjestit.

“Ishte urdhër nga Vëllai i Madh dhe nuk ke si e përdor ti këtë. Ishte detyrë nga Vëllai i Madh dhe nuk ka asgjë të keqe. Ti ke qenë e para që ke thënë nuk ka asgjë të keqe të flesh me njerëz të tjerë në krevat”, iu përgjigj Rizarta.

Pjesë nga debati:

Rizarta: Ja do ta provoj dhe të shoh se ça do bësh me kërcënimet e tua të pavend

Valbona: Shko e futu në krevat te Gjesti

Rizarta: Unë futem ku të dua, ti shko e përqafo dhe dashuro Laertin

Valbona: Unë e dua, po ti ça do me Gjestin?

Rizarta: Qofshi të lumtur, unë s’kam asgjë me Gjestin

Valbona: Për lojë fle kjo, unë kisha dalë nga shtëpia dhe s’do kisha fjet me asnjë mashkull

Rizarta: Po ti je ti. Unë nëse nuk bëj asgjë të keqe nuk kam pse të druhem nga asgjë

Valbona: Nuk e dimë se ça bëhet poshtë jorganit

Rizarta: Poshtë jorganit tim nuk bëhet asgjë

Valbona: Unë nuk fle me një mashkull

Rizarta: Unë i kam kthyer kurrizin dhe kaq. Po ti ça ke që futesh këtu

Valbona: Më ke thënë e pamoralshme

Rizarta: Nuk të kam thënë e pamoralshme, të kam thënë s’më pëlqen ti si njeri