“A shkakton SPF k’ancer në lëkurë?’ PARALAJMËRIMI i dermatologes: Gabimi më i madh që i bëni Iëkurës…

Mjekja dermatologe, Monika Fida, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur më shumë për kujdesin e lëkurës.

Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë njerëzit në verë?

Ekspozimi në diell në mënyrë të pambrojtur. Pra, është dielli që nga njëra anë ne kur kemi qenë të vegjël edukoheshim se është i shëndetshëm, por nga ana tjetër dielli shkakton disa dëme në lëkurë. Kjo do të thotë, e parë në këndvështrimin e dermatologut, shkakton dhe nxit kancerin e lëkurës. Pra, ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezatimeve ultraviolet i shtrirë në kohë, mund të pasohet me kancerin e lëkurës ose melanomën. Dhe nga ana tjetër dëmton fibrat e kolagenit dhe të elastinës dhe të plak më shpejt, kemi plakjen para kohe.

Së fundmi ka pasur një debat që SPF-ja të shkakton kancer në lëkurë. Sa e vërtetë është kjo?

Absolutisht, kjo është një teori që po debatohet shumë, por nuk ekzistojnë studime të mirëfillta mjekësore apo shkencore, që të thonë se SPF-ja dhe përbërësit në kremrat mbrojtës mund të shkaktojnë kancer lëkure. Po diskutohet kjo tezë, është hedhur në diskutim, por aktualisht ne nuk kemi një studim të mirëfilltë shkencor, që disa nga përbërësit në kremrat e diellit mund të shkaktojnë kancer në lëkurë. Ndërkohë që ka studime shumë të provuara tashmë, që boja e tatuazhit mund të shkaktojë kancer në lëkurë. Dhe unë shikoj sot pafund të rinj dhe të reja, të cilët kanë mbuluar trupin e tyre me tatuazhe. Bëhet fjalë për harkun kohor, dëmet e përbërësve të caktuar kancerogjenë në lëkurë. Ndërkohë është e provuar shkencërisht që përbërësit e plastikës në organizëm, siç është uji që ne konsumojmë çdo ditë në shishe plastike, mund të shkaktojë kancer në lëkurë dhe kjo është e provuar shkencërisht. Ne jemi të prirur të diskutojmë për mundësinë, por që aktualisht ende nuk është provuar që përbërësit e kremit mbrojtës mund të shkaktojnë kancer në këkurë, por duhet të diskutojmë nga ana tjetër që përbërisit e bojës së tatuazheve mund të shkaktojnë kancer në lëkurë dhe kjo është e provuar shkencërisht. Dhe nga ana tjetër dimë që pjesëzat e plastikës shkaktojnë kancer në organizëm, për sa kohë që ne konsumojmë plastikë pafund, pijmë ujë çdo ditë nga plastika. /TAR/