Uau! Si do reagojnë kolegët e tij?! Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti po e shijon jetën pas këtij rrugëtimi dhe po arrin suksese të jashtëzakonshme në koncertet e tij.

Koncertet e tij po mbahen gjithandej në Kosovë dhe jashtë saj, duke sjellë një atmosferë electrizuese dhe duke bashkuar një publik të gjerë.

Gjesti është transformuar nga një konkurrent në një artist të njohur dhe të kërkuar, dhe deri tani ka arritur të përfitojë një vlerë financiare të konsiderueshme për çdo performancë.

Gazetari Redjon Shtylla, gjatë emisionit “Weekend”, zbuloi detaje të rënda lidhur me pagesat që Gjesti merr për koncertet e tij.

Në një deklaratë domethënëse ai tha: “Me sa e di unë shifra që paguhet kap shifrën pesëshifrore”, duke u fokusuar në trendin e papritur të rritjes së famës dhe pagesave për artistët pas daljes nga Big Brother.

Duke krijuar një lidhje të fortë me fansat e tij, Gjesti ka arritur të bëjë koncerte që jo vetëm që shndërrojnë skenën, por gjithashtu ndihmojnë në promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare. Ai ka krijuar një identitet unik si artist.