Kiara Tito befasohet me pamjen e re – fansat nuk e njohin më, e as Luizi ndoshta

Kiara Tito ka befasuar ndjekësit me një ndryshim të papritur në pamjen e saj.

Moderatorja ka publikuar së fundmi një imazh në rrjetet sociale ku shfaqet me një look krejtësisht ndryshe nga ai që e kemi parë zakonisht.

Pamja e re e Kiarës ka ngjallur reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë pyetur në lidhje me ndryshimin. Disa kanë kërkuar të dinë nëse bëhet fjalë për një projekt të ri, ndërsa të tjerë janë shprehur kuriozë nëse ky ndryshim është i përkohshëm apo pjesë e një stili të ri personal.