Pas suksesit të tij si ambasador i Golden Eagle, Luiz Ejlli nuk ndalet me surprizat. Këtë herë, ai ka zyrtarizuar një bashkëpunim të ri me një nga markat më prestigjioze të ujit natyral në Shqipëri – Lajthiza Premium Water.
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Luizi duket në zyrat e Lajthizës, i rrethuar nga trofe dhe certifikata ndërkombëtare që dëshmojnë cilësinë e lartë të markës. Përballë tij, një shishe e thjeshtë, por simbolike, e Lajthizës – duke konfirmuar partneritetin që shumë fansa e kanë përshkruar si “bashkimi i dy ikonave shqiptare”.
Ky bashkëpunim i ri është konsideruar një hap strategjik për këngëtarin dhe fituesin e Big Brother Vip 2, i cili po e forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një nga figurat më të dashura dhe më të fuqishme të showbiz-it shqiptar.
Burime pranë artistit kanë zbuluar se kontrata vjetore arrin vlerën e afro 200 mijë eurove, një shumë rekord për një figurë publike në industrinë shqiptare të pijeve. Kjo e vendos Luizin në një tjetër nivel, jo vetëm artistikisht, por edhe në sferën e marketingut dhe ndikimit komercial.
Fansat kanë shpërthyer në komente pozitive, duke përgëzuar zgjedhjen dhe duke i uruar Luizit suksese në këtë kapitull të ri. “Nuk është thjesht ujë, është premium. Dhe kur bashkohen emra të mëdhenj, ndodh magjia,” – shkruan një ndjekës.
Bashkëpunimi pritet të shoqërohet edhe me fushata reklamuese në media dhe rrjetet sociale, ku Luizi do të jetë imazhi kryesor i Lajthiza Premium Water për vitin 2025.