Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Gjesti renditet për këtë javë në vend të fundit sipas Social5, pasi ka humbur 2 mijë ndjekës. Nga 609K që kishte javën që lamë pas, tani ai numëron 607K.
Rizarta Hoxha ka fituar këtë herë 1 mijë ndjekës më shumë, duke shkuar nga 134K në 135K. Egli Tako ka fituar 2 mijë ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”, nga 369K, tani ajo numëron 371K.
Me po 2 mijë ndjekës të shtuar, rezulton edhe Françeska Murati. Nga 149K, tani Françeska ka shkuar në 151K në “Instagram”.
Si për çudinë e të gjithëve, në vend të parë të “Social Top 5” për këtë javë, renditet kryeministri i vendit, Edi Rama. Ai ka fituar 4 mijë ndjekës brenda javës, duke shkuar kështu në 637K, në krahasim me 633K që kishte javën që lamë pas.