Modelja e njohur shqiptare, Sara Hoxha, është fotografuar së fundmi në bregdet nën shoqërinë e biznesmenit Erik Fullani, duke nxitur edhe më tej spekulimet për një lidhje të re dashurie.
Në një foto të publikuar nga mediumi Anabel, dyshja shihen të relaksuar dhe mjaft të afërt gjatë një dite në plazh, duke dhënë sinjale të qarta se mes tyre ka më shumë sesa një miqësi të zakonshme.
Pas ndarjes së saj nga reperi i njohur Ledri Vula, me të cilin Sara kishte një marrëdhënie disa vjeçare dhe një vajzë të përbashkët, duket se modelja po i rikthehet qetësisë dhe lumturisë në jetën e saj personale.