Në një shoqëri që e sheh ende me tabu trupin e gruas, Armina Mevlani flet pa dorashka për problemet që ka pasur me shëndetin riprodhues dhe zgjedhjen e vetëdijshme për të ngrirë vezët. Një rrëfim që e bën edhe më njerëzor këtë episod, me një grua që thotë hapur se ka kuptuar që deri më tani e kanë parë si manekin.
Ishte vetëm 21 vjeç kur filloi lidhjen me një burrë në proces divorci, me dy fëmijë. Armina nuk e zbukuron, por e pranon se nuk ishte vaj, siç e kishte menduar.
Në kohën kur gjykimi publik ishte i pamëshirshëm, por me siguri edhe personalisht nuk ka qenë një rrugë e lehtë. Sot ajo ka një mendim tjetër për lidhjen e saj, e cila mund të jetë më e fortë, por ka një por.
Mira Kazhani e pyet nga fundi se cili është njeriu më i rëndësishëm i jetës së saj.
Armina përgjigjet: “Armina sigurisht”. Dhe kaq mjafton për të kuptuar se sinqeriteti i Arminës nuk ka qenë kurrë lehtësi siç mund të jetë trajtuar në jo pak raste. Kjo që flet kështu është një grua inteligjente. Që do veten. Që kur e sulmojnë nuk mbyll Instagramin, por ecën përpara.