Hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, kanë hyrë në një fazë të re pas dëshmive të reja të personave që kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë.
Fillimisht ishte Adela Kondakçiu, ish-financiere dhe një nga personat më të afërt me Ajola Xoxën, e cila pranoi të bashkëpunonte me SPAK, duke dhënë dëshmi që rëndojnë pozitën e saj dhe të Veliajt. Më pas, Gentian Sula, person i përfshirë në skemën e transferës së 115 mijë eurove, fillimisht pranoi se ishin pagesa të njohura për shërbime, por ndryshoi dëshminë dhe deklaroi se gjithçka ishte porositur nga vetë Ajola Xoxa.
Një tjetër dëshmitar, i identifikuar me inicialet G. S., u mor fillimisht në pyetje për shumën prej 220 mijë eurosh të gjetur në zyrat e firmës “Partners Law”, e cila rezulton në pronësi të Ajola Xoxës. Ai kishte deklaruar në fillim se ishte ai porositësi i shumës dhe kontratës përkatëse, por ka ndryshuar dëshminë duke pohuar se ishte thjesht një favor që i ishte kërkuar nga Xoxa.
Sipas tij, nuk kishte dijeni për përdorimin e mëvonshëm të kësaj kontrate në organet e drejtësisë. Ai gjithashtu ka sqaruar se kontrata nuk ishte firmosur prej tij dhe as nuk i ishin bërë të qarta motivet për të cilat i kërkohej nënshkrimi.
Dokumentet e dosjes zbulojnë gjithashtu manovra të dyshimta të kryera nga Ajola Xoxa për të fshehur përfitimet ekonomike nga kompania “Partners Law”, përfshirë regjistrimin e firmës në QKB dhe aktivitetin fiktiv. Po ashtu, që në vitin 2019, por të regjistruara me datë të mëvonshme në QKB, po rezulton se kompania “Googel”, një tjetër entitet i lidhur me të njëjtin rreth familjar, ka konsoliduar marrëveshje të shumta fiktive me këtë firmë.
Dëshmitari i tretë që e ka dhënë një sens është Marisa Nito (Abule), bashkëshortja e Elman Abules, një person i dënuar më parë në Belgjikë për aktivitete kriminale dhe që kishte lidhje të ngushta me Ajola Xoxën si mikeshë personale. Nito ka dhënë detaje të mjaftueshme para SPAK-ut në ndërtimin e akuzave kundër Xoxës dhe Veliajt.
Hetimet mbeten një nga çështjet më të rëndësishme kryesore, për shkak të lidhjet dhe bashkëpunimet që janë në hetim. Prokuroria e Posaçme ka përforcuar pozicionin e saj në këtë çështje duke konsideruar nivelin e përfshirjes dhe favorizimet e dyshuara që implikojnë funksionarë të lartë dhe rrejtin e tyre.