“Pronari i theu shpatullën”- REAGON VËLLAI i POLICIT për ngjarjen në Vlorë: Me babain e djalit kemi..

Familjarët e policit Ardian Isufi, i përmendur në incidentin ku një kamerier 18-vjeçar u dhunua në një lokal në Vlorë, kanë reaguar publikisht duke mohuar se ai ishte personi që e qëlloi adolescentin.

Në një intervistë për “Off the Record” në A2CNN, vëllai i tij, Flamur Isufi, deklaroi se Ardiani ndodhej në lokal si klient dhe nuk ka qenë i përfshirë në dhunë.

“Ju keni parë një pjesë të kamerave. Ai gazetari t’i nxjerrë të gjitha pamjet. Unë nuk kam qenë prezent por çfarë më ka thënë vëllai: Ai ka qenë pushim. Ka shkuar te lokali për të pirë një kafe. Në tavolinë ka qenë një person tjetër që e ka thirrur dhe ai ka shkuar. Janë ulur të pirë një kafe dhe një ujë dhe nuk është bërë asgjë për ujin, se thjesht qenë njerëzit për ujin.

Vëllai im i kërkon një bidon ujë të madh dhe një kafe. Të mos futemi në detaje, por ai i sjell dy bidonë dhe me të qeshur i thotë ‘pijeni dhe këtë’. Nuk kam qenë aty që të ta shpjegoj me detaje. Sjellja e kamerierit ka irrituar personin në krah të vëllait tim. Vëllai im, për të shmangur konfliktin është ngritur dhe i ka thënë ‘ik andej, se duhet të sillesh mirë, je i vogël’. Unë nuk kam qenë aty, por kamerat i ka lokali,” rrëfen Flamur Isufi në “Off the Record” në A2Cnn.

Ai shton se menjëherë pas incidentit, palët janë ulur dhe i kanë kërkuar madje falje babait të adolescentit.

“Personi që godet kamerierin nuk është vëllai im. Vëllai im çohet nga tavolina dhe i thotë kamerierit të jetë i kujdesshëm me klientët. As e ka sharë, as e ka goditur. Personi që është irrituar është personi tjetër. Kamerieri, në bisedë, në konflikt me zotërinë.”

Vëllai im u fut. Në këtë moment i thotë ‘Pse çfarë është ai?’. Janë ulur në tavolinë me babanë e djalit, kanë folur, i kanë ndarë si miq. Edhe me menaxherin e lokalit nuk kanë pasur ndonjë problem. Se vëllai im, duke qenë 15 vite oficer policie, e di shumë mirë se si mund t’i shmanget një konflikti”, tha Isufi.