Atmosfera në Prishtinë këto fundjavë është ndezur nga ritmi i festivalit shumëpërfolur “Sunny Hill”, që këtë vit ka mbledhur disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.
Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen në prapaskenë ishte takimi miqësor mes Dua Lipës, Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.
Treshja u pa duke përshëndetur ngrohtësisht dhe duke shkëmbyer përqafime, ndërkohë që shijonin atmosferën e festivalit.
Ata bënë edhe disa fotografi bashkë, duke ndarë një moment miqësor e të natyrshëm që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.
Kujtojmë se në të kaluarën, Ledri dhe Dua kanë pasur një lidhje romantike, ndërsa Xhensila është përfolur së fundmi në media si partnerja aktuale e reperit.
Megjithatë, të tre u shfaqën shumë të relaksuar dhe pozitivë në këtë takim të shkurtër, duke treguar maturi dhe respekt në ndërveprime.