Një moment krejtësisht i papritur ka bërë bujë në rrjetet sociale. TikTokeri i njohur, Miran Ramadani, ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet duke takuar rastësisht në autostradë këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli.
Fillimisht, Shyhretja shfaqet e habitur dhe disi e konfuzuar nga situata, por sapo e identifikon Miranin, nuk i përmban dot të qeshurat. Momenti i kapur në kamera ka sjellë shumë të qeshura te publiku dhe është bërë menjëherë viral, duke mbledhur afro 1 milion shikime në pak kohë.
“Takim spontan mes yjesh”, ka shkruar me humor Mirani, i cili madje shihet duke kënduar edhe një nga hitet e njohura të Shyhretës, duke i dhënë videos një tjetër ngjyrim argëtues. /Prive By Liberta Spahiu
@donzhugani Takim spontan mes yjesh ✨ @shyhretebehluli ♬ original sound – Donzhugani