Flori Mumajesi prek me dedikimin emocionues për nënën në ditëlindjen e tij: Nuk është veç e imja..

Në ditën e tij të lindjes, Flori Mumajesi ka zgjedhur të ndajë një mesazh tepër prekës kushtuar nënës së tij.

Përmes një shkrimi të gjatë në InstaStory, këngëtari rrëfeu kujtimet më të hershme e të çmuara me të ëmën, duke e lidhur ditëlindjen e tij me sakrificat dhe dashurinë e saj të pakushtëzuar.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja, është edhe dita kur një nënë u bë me djalë – me mua,” shkruan Flori mes të tjerash, duke sjellë ndër mend momentet e fëmijërisë, lojërat, përqafimet dhe aromën që e shoqëroi teksa u rrit pranë saj.

Në fund, ai falënderoi të gjithë ndjekësit për urimet e shumta, por mbi të gjitha e kujtoi nënën me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe mallëngjimi, duke bërë që postimi i tij të prekë zemrat e mijëra ndjekësve.