Rozana Radi në dhimbje të madhe pasi mëson se vëllai i Gjestit ka humbur jetën

Një lajm tragjik ka tronditur komunitetin dhe skenën shqiptare pas aksidentit fatal në Pejë, ku si pasojë e një përplasjeje me motor, humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Besart Kelmendi (Gjesti).

Aksidenti ndodhi në fshatin Çungur rreth orës 14:00, ku motori me dy persona u përplas me një automjet tjetër. Ndërsa Eldioni humbi jetën në vendngjarje, personi tjetër që udhëtonte me të u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar menjëherë pas lajmit tronditës, duke shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.

“Kurrë mos të kishte ardhur dita e sotme… si me ngushëllu një nënë e një baba, si me ngullëllu një vëlla e një motër? O Zot, mbaje pranë e jepu forcë atyre që mbetën,” shkroi ajo, duke i dërguar mesazh mbështetjeje edhe Gjesti-t.

Humbja e papritur ka shkaktuar reagime dhe ngushëllime të shumta në publik dhe nga artistë të tjerë, ndërsa Policia dhe hetuesit vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.