Pas largimit nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Fjolla dhe Edi kanë zgjedhur heshtjen në rrjete sociale, duke mos qenë aspak aktivë që nga dalja e tyre.
Kjo mungesë reagimi ka nxitur dyshime tek ndjekësit, të cilët po spekulojnë se dyshja mund të jetë strehuar në të ashtuquajturën shtëpi kapsullë, shkruan Kosovarja.
Edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni, heshtja e tyre ka shtuar edhe më shumë kureshtjen dhe aludimet e publikut.
A mendoni se Fjolla dhe Edi ndodhen vërtet në shtëpinë kapsullë, apo thjesht kanë zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike?