Një jetë e re u shua para kohe: Ndërron jetë studentja Habibe Arapi

Ka ndërruar jetë në moshë të re studentja shqiptare, Habibe Arapi.

Lajmi është bërë i ditur nga Fakulteti Teknik i Universitetit “Ismail Qemali” në Shqipëri, përmes një njoftimi zyrtar, ku shprehet dhimbja për humbjen e parakohshme të saj.

“NJOFTIM Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të studentes sonë në degën Inxhinieri Elektrike, Habibe Arapi. Largimi i saj i parakohshëm ka prekur thellë gjithë komunitetin universitar. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen, miqtë dhe shokët e saj.”

Ndërkohë, është bërë e ditur se ceremonia e përcjelljes do të mbahet sot, më 14.01.2026, në orën 14:00, në Biçakaj, Lushnje.

“U prehtë në paqe.” 🕊️