Pas deklaratave SH0KUESE të djalit, reagimi i Victoria Beckham po bën xhiron e rrjetit pasi heshti gjatë kohë

Victoria Beckham u rikthye në rrjetin social “Instagram”, vetëm disa orë pasi djali i saj, Brooklyn Beckham, bëri deklarata publike që shkaktuan debat të nxehtë rreth marrëdhënies në familje.

Megjithatë, sado që presim përgjigjen e saj për atë që e akuzon djali i saj i madh, ajo preferoi t’i uronte “Gëzuar Ditëlindjen” shoqes së saj, Emma Bunton, e njohur edhe si “Baby Spice”, nga koha kur grupi i tyre, “Spice Girls”, ishte në kulmin e suksesit.

Victoria Beckham nuk ka komentuar publikisht mbi komentet e Brooklyn, i cili e akuzoi nënën e tij se kishte kërcyer “në mënyrë të pahijshme” me të në dasmën e tij. Ndërkohë, raportet kanë sugjeruar tensione serioze, duke përfshirë një ndryshim në minutën e fundit të fustanit të nusërisë së Nicola Peltz, komente fyese dhe presion mbi të drejtat e emrit Beckham.

Në të njëjtën kohë, Sir David Beckham foli hapur për rolin dhe fuqinë e mediave sociale, në një paraqitje të drejtpërdrejtë në emisionin Squawk Box të CNBC.

“Gjithmonë kam folur për mediat sociale dhe fuqinë e tyre, si për mirë ashtu edhe për keq”, tha ai. “Ajo në të cilën fëmijët kanë qasje sot mund të jetë e rrezikshme. Por ajo që kam zbuluar, dhe me fëmijët e mi, është se ne duhet ta përdorim atë për arsyet e duhura.”

Brooklyn, nga ana e tij, mbrojti publikisht gruan e tij, Nicola Peltz, me të cilën u martua në vitin 2022, duke përmendur “mungesë respekti të vazhdueshme” ndaj saj.