Gjatë një koncerti të fundit, Bes Kallaku ka prekur thellë publikun me një rrëfim emocional, duke zbuluar një anë shumë personale të jetës së tij që rrallëherë e kishte ndarë kaq hapur.
Mes duartrokitjeve dhe atmosferës së ngrohtë, Besi u ndal për pak çaste nga performanca dhe u drejtua drejt fansave me fjalë që sollën heshtje dhe reflektim:
“Jini falënderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun. Vetëm kam bërë të qesh kur kisha vite që më kishte humbur buzëqeshja mua.”
Artisti pranoi se pas humorit dhe energjisë që gjithmonë ka përcjellë në skenë, ka fshur për një kohë të gjatë dhimbje dhe periudha të errëta personale. Por momenti më prekës erdhi kur ai foli për tatuazhin që ka ngjallur kaq shumë kureshtje në rrjete sociale.
“Meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falënderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli dhe buzëqeshjen. Ejona, love you.”’
Fjalët e tij u shoqëruan me emocione të forta nga publiku, duke treguar se pas gjithë stuhive personale, Bes Kallaku duket se ka gjetur sërish qetësinë dhe lumturinë.
Një rrëfim i sinqertë që dëshmon se pas të qeshurave që u dhuron të gjithëve, fshihet një histori force, dhimbjeje dhe shprese dhe tani, një kapitull i ri i mbushur me buzëqeshje.