Pak orë para hyrjes së shumëpritur në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka ndezur atmosferën jo vetëm me këngët e tij, por edhe me deklaratat e forta gjatë një koncerti mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Fituesi ikonik i edicionit të dytë nuk i ka kursyer batutat therëse për banorët aktualë, duke e cilësuar shtëpinë si pronë të tijën dhe konkurrentët si “qiramarrës”.
“Nesër në darkë do shkoj me marrë lekët e qirasë, atyre që janë brenda,” u shpreh Luizi para turmës entuziaste, duke paralajmëruar se rikthimi i tij do të vendosë rregulla të reja loje.
Për të gjithë ata që dyshonin nëse vizita e tij do të ishte thjesht një përshëndetje e shkurtër, Luizi dha konfirmimin e shumëpritur: ai do të qëndrojë.
“Do hyj, kështu që taksirat e keni me e pa. Se çfarë do bëj s’po jua them, se s’po jua prish surprizën. Do rri, nuk do hyj me nejt kështu pak e të iki. Do kthehem tek shtëpia e Bigut edhe një herë,” deklaroi ai.