Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë.
Krasniqi ka gjetur hapësirë që tek një status i Enver Robellit në Facebook, të komentoj fjalën përmbyllëse për Jakup Krasniqin konkretisht kërkesën e avokatës që të lirojnë Jakup Krasniqin për shkak të moshës.
Sipas Gresë Krasniqit, mosha e babait të saj nuk u përmend për të zbutur përgjegjësinë, por për të theksuar, siç u shpreh ajo, “hipokrizinë” e procesit dhe faktin që ai vazhdon të mbahet në paraburgim, pavarësisht mungesës absolute të provave.
Ajo theksoi se gjatë fjalës përmbyllëse, mbrojtja ka deklaruar qartë se Jakup Krasniqi është i pafajshëm, duke paraqitur, sipas saj, argumente dhe fakte që dëshmojnë pafajësinë e tij.
