Deklarata e fundit e ish-konkurrentit të “Ferma VIP”, Adion Puka, duket se ka sjellë reagimin e menjëhershëm të familjarëve të Olës.
Në një intervistë Adioni u shpreh se pas daljes nga formati ka patur komunikim me familjarët e Olës dhe la të kuptohej se raporti i tyre po shihet me sy më pozitiv nga të dyja familjet.
“Kam folur me ta, po… Kanë folur edhe familjarët e mi para meje,” – deklaroi ai, duke shtuar më tej se dëshiron ta vazhdojë njohjen me Olën edhe jashtë formatit.
Pas qarkullimit të këtij lajmi, “Kryefjala” ka treguar një reagim nga familja e Olës, konkretisht nga kunata e saj, e cila është shprehur në emër të bashkëshortit, vëllait të Olës.
Në mesazhin e dërguar, ajo mohon kategorikisht çdo kontakt mes tyre dhe Adionit apo familjarëve të tij.
