Selin Bollati ka shqetësuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me postimin e fundit në Instagram.
Fituesja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një foto ku shihet me fashë në dorë, ndërsa ka lënë të kuptohet se nuk po kalon momentet më të mira.
“Ta puth syrin e keq ty që na kputeeeee, edhe ty Sholina të do mos e vrit mendjen…”, ka shkruar Selini në InstaStory, duke shoqëruar postimin me një emoji që tregon lodhje dhe mërzitje.
Edhe pse nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e saj, postimi ka ngritur menjëherë pikëpyetje te ndjekësit, të cilët kanë nisur komentet dhe mesazhet për ta pyetur çfarë ka ndodhur.
