Moss.. Gazetari akuza të forta ndaj Rozës, zbulon përpIasjen me Merin, Meritonin dhe Bardhin jashtë BBV

I ftuar në programin “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Ronaldo Sharka ka qenë gazetari Kledis Okshtuni, i cili ka punuar së bashku me Roza Latin, për tre sezone në emisionin e saj “Why not”.

Gazetari ka bërë akuza shumë të forta ndaj moderatores, duke u shprehur se i trajtonte keq atë dhe të ftuarit.

“Pasi ndërpreva bashkëpunimin me Rozën, kam kaluar një periudhë tepër të keqe, thuajse 1 vit pauzë, duke mos patur asnjë kontakt, asnjë dalje publike”, shprehet gazetari.

“Mua më bëhet qejfi që është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse njerëzit po arrijnë të njohin se me kë më është dashur të bashkëpunoj për tre vite. Një njeri që nuk ka kurrë një “mood” konstant dhe mendoj se herë pas here mund të ketë nevojë për medikamente qetësuese sepse nuk e merr kurrë vesh se çfarë ka”.

Gazetari ka shtuar se ajo e ka trajtuar shumë keq Meritonin kur e ka patur si të ftuar në program.

“Në momentin që Meritoni ka ardhur për të dhënë intervistën, Roza i është drejtuar shumë keq duke i thënë se ‘si ka mundësi që ke ardhur me këtë veshje, nuk ke respektuar emisionin tim’ dhe ndërkohë kur fton një person, nuk ke si ndërhyn tek veshja”.

Kledisi ka zbuluar dhe arsyen e vërtetë të përplasjes mes Rozës dhe Merit, duke u shprehur se në fakt ajo ka dashur ta ftojë në emision por ajo ia la “seen”, duke mos kthyer asnjë përgjigje dhe Roza e ka marrë gjithçka personale.

Sipas gazetarit, Roza e trajtonte gjatë kohës kur punonte me të.

“Fillimisht nuk ka qenë aspak bashkëpunuese. Roza nuk ka qenë kurrë dashamirëse që të më linte mua minutazhin e duhur. I priste momentet më delikate dhe më të bukura që publiku mund të më njihte mua si Kledisi dhe madje ma ka thënë në surrat se ‘nuk e meriton Kledis, vëmendjen e dua vetëm unë’ dhe kam vendosur ta bëja këtë punë me vetëdijen e plotë sepse e kisha pasion”.

“Ka qenë gjithmonë një referencë negative dhe ka hedhur baltë mbi emrin tim“, ka shtuar gazetari.