Pas ditëve të rënda, Monika Lubonja rikthehet befasisht: Merr një tjetër vendim të papritur

Monika Lubonja i është rikthyer aktivitetit në Instagram, pas ditëve kur emri i saj u përfshi në diskutimet për videot që qarkulluan në internet.

Aktorja ka rishpërndarë fotografi dhe mesazhe nga miqtë e ndjekësit, mes tyre një foto me këngën “Si Sheqer” të Elvana Gjatës dhe një postim me pjesë nga reagimi i saj i mëhershëm për cenimin e privatësisë.

Meridian Ramçaj dhe Ema Andrea kanë treguar se kishin komunikuar me aktoren dhe se situata e kishte rënduar emocionalisht. Lubonja nuk ka bërë ndonjë deklaratë të re për çështjen përmes këtyre postimeve.