Elton Tozaj ka pretenduar në një transmetim live se ka lexuar biseda private të vajzave të Adrian Hilës, të cilat, sipas tij, e mbështesnin “totalisht” të atin pas publikimit të videove.
“Ditën e djeshme kam pasur mundësinë të lexoj bisedat e vajzave të Adi Hilës me një person, të cilat ishin në mbështetje totale të Adi Hilës dhe nuk u bënte fare përshtypje ato që kishte bërë i ati”, u shpreh Tozaj.
Sipas tij, njëra prej bisedave ishte mes vajzës së kompozitorit që jeton në SHBA dhe një personi në Tiranë.
“Unë i thoja: ‘Moj, a të vjen turp që yt atë ndodhet në këtë situatë?’, dhe ajo i tha: ‘Jo, përkundrazi, ne po e mbështesim për sa kohë ai na mban ne me lekë’”, tregoi Tozaj, duke cituar personin që, sipas tij, kishte komunikuar me vajzën.