Gazetari Elton Tozaj ka pretenduar se është përballur në të kaluarën me ngacmim seksual nga Ardit Gjebrea, por nuk dha detaje që mundësojnë verifikimin e rrëfimit të tij.
Ai pretendoi gjithashtu se moderatori është në një marrëdhënie me një biznesmen të njohur, emrin e të cilit tha se do ta publikojë në ditët në vijim. Tozaj mohoi se bëhej fjalë për Joni Peçin.
Deklaratat nuk janë shoqëruar me prova të verifikueshme dhe nuk kanë konfirmim të pavarur. Deri tani nuk është bërë i ditur ndonjë reagim i Gjebreas.