Pas kaq kohësh del e vërteta për Beatrixën dhe Donaldin: Rrëfimi i Albërie Hadërgjonajt

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Albërie Hadërgjonaj i ka dalë në mbrojtje mbesës së saj, Beatrix Ramosajt, për lidhjen me Donald Veshajn në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”.

“Ndjenja është e verbër”, tha këngëtarja, duke theksuar se Beatrix nuk duhej gjykuar aq ashpër për ndjenjat e saj. Sipas Albërisë, përfundimi i një marrëdhënieje nuk e zhvlerëson atë që dy njerëz kanë ndier gjatë kohës kur ishin bashkë.

Lidhja e Beatrixës me Donaldin kishte nxitur diskutime dhe kritika, edhe për shkak të marrëdhënies së mëparshme të aktorit me Bora Zemanin.