Blerina Matraku ka rrëfyer për herë të parë në televizion marrëdhënien me Adrian Hilën, pas publikimit të videove intime. Në intervistën me Ori Nebijajn në “Goca dhe Gra”, ajo pranoi se kishte qenë e dashuruar dhe e kishte idealizuar kompozitorin.
“Unë jam e tradhtuar në këtë mes. Jam e përdorur, e shitur si figurë që ai e krijoi”, tha Matraku, duke shtuar se Hila e kishte ndihmuar profesionalisht dhe ajo i kishte besuar.
Ajo tha se nuk dinte për kamerat: “Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që ishte kamerë sigurie, meqë kishte pasur vjedhje”.
Matraku kujtoi se në vitin 2022 Hila i kishte folur për shkëputjen nga muzika dhe krijimin e një ambienti me studio në Tiranë. “Ti e ke derën hapur tek unë”, kujtoi ajo fjalët e tij, ftesë që e kishte interpretuar si shenjë miqësie dhe vlerësimi.
Këngëtarja deklaroi se e kishte menduar Hilën të ndarë nga bashkëshortja dhe ishte tërhequr kur mësoi të kundërtën. “Jam e penduar për marrëdhënien që krijova me këtë njeri”, u shpreh ajo. Më herët, Matraku kishte kërkuar ndalimin e shpërndarjes së videove, duke folur për pasojat në jetën personale dhe familjare.