Sipas Daily Mail, Dua Lipa ka fituar rreth
23.4 milionë funte vitin e kaluar përmes kompanisë Radical22 Ltd, afërsisht 64 mijë funte në ditë. Kompania, e menaxhuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, vlerësohet në rreth 73 milionë funte.
Turneu “Radical Optimism”, me 81 koncerte, gjeneroi rreth 162 milionë funte të ardhura gjatë vitit të kaluar, ndërsa Radical22 Live, që menaxhon financat e turneve, regjistroi 6.2 milionë funte fitim.
Këngëtarja ka zgjeruar aktivitetin edhe në bashkëpunime me marka ndërkombëtare, kujdesin për lëkurën dhe prodhimin e filmave.