E FUNDIT/ Po paralajmërohet me shpejtësi në media 13 tetori: Ja çfarë pritet të ndodhë në Tiranë

Studentët kanë njoftuar një protestë kombëtare të martën, më 13 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Organizatorët kanë kërkuar pjesëmarrje të gjerë të të rinjve.

Njoftimi u bë gjatë ditës së 133-të të protestës së përditshme kundër qeverisë. Në pankartë thuhet se protestohet “për çdo gjë që nuk funksionon”, me thirrjen “E ardhmja e Shqipërisë është në dorën tënde”. Afishja përmban edhe sloganet “Studentët: Ju erdhi fundi!” dhe “Albania is not for sale”.

Më herët, studentëve u ishte bërë thirrje të bojkotonin mësimin me nisjen e vitit akademik më 5 tetor dhe të riktheheshin para ministrisë për tubimin e 13 tetorit.

Protesta e përditshme ka hyrë në muajin e pestë, me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.