Këngëtarja e njohur rrëfen përballjen më të vështirë: Ja çfarë i tha babai pas skandalit me Adi Hilën

Blerina Matraku ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” se prindërit i kanë qëndruar pranë pas publikimit të videove private me Adrian Hilën.

“Si ishte përballja me familjen, babain, nënën, familjarët e tu?”, e pyeti Ori Nebijaj.

“Po ç’mund të të them unë për një baba që më thotë: ‘Ku ishe këto ditë ti? Hajde çohemi, pimë kafe’. Ç’mund të them unë për një baba që nuk duhet t’i vinte kurrsesi faj vajzës së vet, për një nënë që thotë: ‘Do kalojë edhe kjo, të keqen mami’”, u shpreh këngëtarja.

Më herët, Matraku kishte treguar në rrjetet sociale se ishte larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe e kishte të vështirë të përballej me të atin.