Gazetari Flor Gjini ka kërkuar që debati për videot intime të Adrian Hilës të përfshijë edhe diskutime informuese për shëndetin seksual.
“Si ka mundësi që nuk u mor askush, vërtet, të dilte dikush dhe të thoshte: ‘Ky person ka kryer marrëdhënie seksuale me disa individë’? Si ka mundësi që aty nuk është përdorur një prezervativ? Ne flasim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si nuk doli kush të trajtonte një temë të tillë?”, u shpreh ai.
Më tej, Gjini pretendoi se kishte informacion për një shtatzëni të ndërprerë: “Unë kam një informacion: Një nga personat që është xhiruar në ato video ka abortuar një fëmijë. Një fëmijë që e ka pasur me kompozitorin Adi Hila. E ka pasur përpara dy vitesh, tre vitesh. Ka qenë në një marrëdhënie të vazhdueshme”, deklaroi gazetari.