“Ato që refuzonin, i…” Edhe babai i Adrian Hilës përfshihet në skandal: Avokati bën deklaratën e fortë

Avokati Kujtim Cakrani ka ngritur në emisionin “Radar” akuza ndaj Merhamat Hilës, babait të kompozitorit Adrian Hila, për sjelljen e tij gjatë komunizmit. Deklaratat vijnë pas publikimit të videove private të kompozitorit.

“Babai i këtij zotërisë, Merhamat Hila, ka bërë të njëjtën gjë që po bën djali sot. Ka qenë një personazh në kohën e komunizmit, ka lënë shumë viktima në qytetin e Vlorës”, deklaroi Cakrani.

“Ai kapte gratë e bukura, ato që refuzonin, ai i merrte, i arrestonte. Kapte vajza nëpër shkolla, i seleksiononte dhe bënte miqësi me prindërit e tyre. Pra, ka qenë i mirëorganizuar në kohën e komunizmit”, pretendoi ai.

Deklaratat për babain e Hilës mbeten pretendime të avokatit. Ndërkohë, autoritetet vijojnë verifikimet për mënyrën e regjistrimit dhe shpërndarjes së videove private të lidhura me kompozitorin.