Më 29 tetor vendos Apeli/ Kjo është KËRKESA që ka paraqitur Naim Murseli

Gjykata e Apelit ka caktuar më 29 tetor, në orën 09:50, seancën për shqyrtimin e ankesës së Naim Murselit, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj.

Në ankesën prej 30 faqesh, dy avokatët e tij kërkojnë prishjen e aktgjykimit ose një dënim më të butë. Mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive, ndërsa ngre pretendime edhe për mënyrën e marrjes në pyetje nga policia.

Sipas avokatëve, gjykata nuk ka marrë parasysh as propozimet për rikonstruktimin e vendngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.