Monika Lubonja ka marrë nga vajza e saj një buqetë me lule dhe një mesazh mbështetjeje.
Në letrën që shoqëron buqetën shkruhet: “Në ditët e mia më të vështira, më kujtuat se nuk jam vetëm.”
Pas publikimit të materialeve intime me Adrian Hilën, aktorja ka ndarë në Instagram një kopje të kallëzimit penal që thotë se ka ngritur ndaj tij. “Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia, por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj”, shkroi ajo.
Lubonja kërkoi ndalimin e asaj që e cilëson si “baltosje”. “Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime”, u shpreh aktorja.