Luiz Ejlli ka reaguar në Instagram Story për protestat në Tiranë, duke kërkuar përgjegjësi për incidentet dhe duke i drejtuar një mesazh kryeministrit Edi Rama.
“Kur në rrugë lëndohen të mitur dhe policë, nuk mjafton të numërosh ditët e protestës… duhet të numërosh përgjegjësitë”, shkruan këngëtari.
“Të thuash ‘nuk jap dorëheqjen’ është e drejtë e një kryeministri, por qytetarët kanë po aq të drejtë të pyesin se: kush përgjigjet kur protesta kthehet në tragjedi, kush mbron jetën dhe kush ka guximin të dëgjojë?”, vijon ai.
“Pushteti mund të refuzojë të largohet, por përgjegjësia nuk mund të japë dorëheqjen!”, përfundon Luizi.