“Kam frikë se fëmijët e mi do të largohen nga Shqipëria”/ Xhensila reagon pas protestave

Xhensila Myrtezaj ka reaguar në InstaStory për protestat studentore në Tiranë, duke shprehur keqardhje për përplasjet mes të rinjve dhe policisë.

“Sot me dhemb ajo qe shoh ne vendin tim. Me dhemb kur shoh te rinj qe ne vend te endrrave per te ardhmen, mbajne mbi supe pasiguri, zhgenjim dhe friken se neser nuk do te kene nje vend ketu”, shkroi këngëtarja.

“Me dhemb per prinderit qe sakrifikojne gjithe jeten për femijet e tyre. Për njerëzit që punojnë ndershmerisht dhe përsëri e kanë të vështirë të jetojnë me dinjitet”.

Myrtezaj shprehu edhe frikën se fëmijët e saj mund të largohen nga Shqipëria për të gjetur mundësi që, sipas saj, duhet t’i kishin në vend.