Kryeministri Edi Rama ka
përjashtuar dorëheqjen pavarësisht protestave në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë shumë të rinj dhe studentë.
Sipas Deutsche Welle, që citon Reuters, ai e konfirmoi qëndrimin përmes përgjigjeve me shkrim, në ditën e tretë të protestave.
Rama theksoi se nuk do të lejojë që aktet e dhunës të cenojnë objektivin strategjik të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.