‘S’ka forcë në botë që e…’ Protesta në kuImin e saj, Rama nuk ndalet me mesazhet e papritura!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në Facebook gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë, pa iu referuar drejtpërdrejt tubimeve.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë janë mbledhur në disa pika të kryeqytetit, ndërsa një pjesë kanë marshuar drejt institucioneve qendrore. Protestat janë shtrirë edhe jashtë Tiranës, ndërsa raportohen ndërhyrje të forta të policisë.