Në kulmin e protestave, Bledi Mane pIas skandaIin që trazon qeverinë: Ja çfarë zbuloi për Mirela Kumbaron

Gazetari Bled Mane ka kritikuar ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë protestave studentore, duke pretenduar se fëmijët e saj

studiojnë jashtë Shqipërisë.

“Që këtu fillon tallja publike, shkolla cilësore dhe kushte perfekte për fëmijët e saj dhe konkretisht djali në Hollandë e vajza në Francë, ndërsa për studentët shqiptarë halle, siklete, probleme dhe shkollë e jetesë e varfër”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Natyrisht Mirela Kumbaro duhet të dorëhiqet urgjentisht, por herë tjetër kushdo ministër arsimi që do vijë, majtas apo djathtas, nga protesta apo nga partitë politike, patjetër duhet t’i ketë fëmijët nxënës e studentë në shkollat e Shqipërisë”, vijoi Mane.