Influencerja Hati ka shprehur mbështetje për studentët dhe protestuesit në Shqipëri,
duke deklaruar se është e gatshme t’i ndihmojë financiarisht.
“Njerëz, unë sapo kam ardhur në Shqipëri nga pushimet. Fjalë për fjalë jam futur në shtëpi, është ora 7:00 e pasdites dhe po e bëj këtë video për t’ju treguar që jam me ju”, është shprehur ajo.
“Jam me ju, t’i ndihmoj financiarisht të gjithë protestuesit dhe studentët për të marrë të gjitha mjetet e nevojshme për t’u mbrojtur dhe për të mbështetur protestën. Ju lutem, kontaktoni për çdo nevojë që mund të keni, jam e gatshme të ndihmoj”, ka deklaruar Hati.
Reagimi vjen në ditën e pestë të protestave, të nisura nga pakënaqësitë për arsimin dhe punësimin, që më pas janë zgjeruar kundër qeverisë së Edi Ramës. Ende nuk dihet nëse Hati ka nisur ofrimin e ndihmës. /Prive By LS