Plas vala e DORËHEQJEVE në polici? Zbulohet çfarë ndodhi pas protestave në Tiranë (FOTO)

Ritvana Fetahu ka publikuar në Instagram një mesazh me pretendime për

largimin e 80 policëve nga detyra pas protestave studentore në Tiranë.

“Janë tërhequr 80 policë. Vetëm dje. Nuk kanë më policë. Kanë veshur ushtrinë me uniforma policie dje”, thuhet në mesazhin që ajo ia atribuon një burimi.

Dërguesi pretendon gjithashtu se rritja e pagave synon të parandalojë largime të tjera nga policia.

Krahas publikimit të këtyre pretendimeve, Fetahu ka kërkuar dorëheqjen e policisë dhe ka kritikuar Edi Ramën për qëndrimin e tij gjatë protestave.