Sipas burimeve të Vox News, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të mbledhin këtë pasdite drejtuesit e të gjitha institucioneve në varësi
dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme, pas protestave të fundit.
Raportimi përmend Doganat, Tatimet, QKB-në, Kadastrën, AKU-në dhe institucione të tjera. Sipas të njëjtave burime, kërkesa pritet të komunikohet publikisht në ditët në vijim.
Një javë më parë, Rama paralajmëroi masa ndaj drejtuesve të administratës që nuk respektojnë afatet për t’u dhënë përgjigje qytetarëve.
“Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, deklaroi Rama. /Vox News