Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si “turp të madh dhe goditje të rëndë për Kosovën”.
Ai ka kritikuar edhe personat që, sipas tij, janë bërë pjesë e këtij procesi. “Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë”, ka shkruar Haradinaj.