Refuzuan dialogun me Ramën, studentët paralajmërojnë TUBIMIN MASIV: Ja ku do të mblidhen

Një tjetër protestë studentore është paralajmëruar për të shtunën, më 24 tetor, përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, raporton Euronews Albania.

Njoftimi në rrjetet sociale, me sloganin “Të shtunën, të gjithë në shesh!”, e cilëson tubimin rinor, popullor dhe të diasporës.

Studentë, gjimnazistë dhe të rinj protestojnë prej 10 ditësh në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke refuzuar dialogun me të.