“Veç me e pa djalin…”/ Avokatja e Arlindës plas skandalin që të fut në dhe

Avokatja Adelina Hoxha ka rrëfyer mes lotësh bisedat me klienten e saj, Arlinda Sylaj Zekaj, e cila humbi jetën të dielën në Vitomiricë të Pejës. Sipas Indeksonline, avokatja po merrte terapi me infuzion.

“Arlinda më ishte ba pjesë e jetës sime. Për çdo ditë më ka thirrë, e për çdo ditë kemi fol për hjekat e saj”, ka treguar Hoxha. Duke folur për dëshirën e Arlindës për të parë të birin, shtoi: “Më ka thanë se po du me e pa djalin para se me vdekë”.

Hoxha ka kritikuar institucionet, veçanërisht Prokurorinë, duke kërkuar shqyrtimin e lëshimeve të mundshme. “Nuk kom me vdekë pa e çu dikon në burg”, ka deklaruar ajo.

Arlinda kishte dorëzuar më 22 tetor një parashtresë urgjente për zbatimin e një vendimi gjyqësor dhe shqyrtimin e veprimeve të zyrtarëve. Prokuroria në Pejë ka konfirmuar pranimin dhe përcjelljen e saj për trajtim urgjent, duke deklaruar se kishte mundësuar edhe zbatimin e vendimit për shfrytëzimin e barabartë të banesës, në bashkëpunim me policinë.

Përgjegjësia eventuale e zyrtarëve mbetet për t’u përcaktuar nga organet kompetente.

Burimi: Indeksonline.