Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Ajo kishte punuar për dy vite në kompani.
Në mesazhin e ngushëllimit, kompania e kujton si të sjellshme, të respektueshme dhe me zemër të bardhë. “Është e rëndë dhe e dhimbshme kur një jetë e re ndërpritet në mënyrë kaq tragjike”, thuhet në mesazh.
Duke u shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve, Zekaj Tours ka kërkuar drejtësi: “U prehsh në paqe, Arlinda! Drejtësia duhet të flasë dhe një jetë e humbur kërkon përgjigje”.
