“Nuk duhej të përfundonte kështu”/ Shpërthen shoqja e ngushtë për Arlinda Zekajn

Sevdije Berisha ka kujtuar shoqen e saj të ndjerë, Arlinda Zekaj, si një grua fisnike, të sjellshme dhe me shpirt të pastër.

“Si është e mundur që një njeri kaq i mirë të shuhet kaq padrejtësisht, në pragun e shtëpisë, nga dora e atij që duhet të ishte familjar?!”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.