Vrasja e Arlindës/ Gjermania i dërgon mesazh të fortë institucioneve të Kosovës

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka kërkuar

veprime konkrete për mbrojtjen e grave pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke i shprehur ngushëllime familjes.

“Çdo grua ka të drejtë të jetojë e lirë nga frika dhe dhuna dhe kjo e drejtë duhet të garantohet përmes angazhimit të përbashkët dhe veprimeve konkrete”, thuhet në reagim.

Ambasada e cilësoi femicidin problem serioz shoqëror dhe kërkoi masa parandaluese, ndërhyrje në kohë të institucioneve dhe shërbime mbështetëse për gratë në rrezik.

“Duhet të kultivohet një kulturë në të cilën dhuna as nuk tolerohet dhe as nuk shpërfillet”, thuhet në reagimin e ambasadës. /Insajderi.org/