Modelja Arbenita Ismajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kritikuar institucionet e drejtësisë dhe presionin shoqëror ndaj grave për martesën e krijimin e familjes.
“Oj femra, mjaft u dhatë pushtet burrave mbi jetët tuaja! Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm sepse kështu e kërkon shoqëria”, ka shkruar ajo.
Duke iu referuar përvojës personale gjatë konfliktit ligjor me ish-bashkëshortin, Feron, për vajzën e tyre, Arbenita shprehet: “Kjo është pikërisht arsyeja pse unë, si nënë, humba besimin te gjykatat, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale atje”.
“Si nënë, refuzova ta lë fatin e fëmijës tim në duart e një sistemi që nuk na dha siguri. As unë, as fëmija im nuk duhet të përfundojmë viktima që institucionet më në fund të na marrin seriozisht”, ka shkruar modelja.
“Drejtësia që vjen pas tragjedisë nuk është drejtësi. Është dëshmi e dështimit të një shteti që duhej të na mbronte”, ka përfunduar ajo.

